Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Neymar kundër PSG-së: 4 ndeshje jashtë? Ndihesha mirë, por klubi u frikësua

Braziliani Neymar provokon një “zjarr” të ri në shtëpinë e PSG-së, në përfundim të takimin me Dortmundin, në fazën e 1/8-ave të Championsit. Sulmuesi shprehu publikisht shqetësimin për mosaktivizimin e tij në takimet e fundit pasi u lëndua në 1 shkurt. Ai bëri përgjegjës drejtpërdrejt klubin parizien, duke këmbëngulur se ndihej shumë mirë për të luajtur.

Neymar, i cili shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në Dortmund, foli në zonën miks dhe tha se “është e vështirë të qëndrosh katër ndeshje pa luajtur. Për fat të keq, nuk ishte vendimi im, ishte i klubit dhe i mjekëve. Ishin ata që e morën këtë vendim, por mua nuk më pëlqeu. Diskutuam shumë për këtë. Unë u ndjeva mirë dhe doja të luaja, por klubi u frikësua dhe isha unë që vuajta në fund.”

Gjithçka nisi më 1 shkurt. Neymar pësoi një goditje në brinjë gjatë ndeshjes kundër Montpellier dhe PSG preferoi të mos e aktivizonte në katër ndeshjet e radhës: kundër Nantes, Lyonit, Dijonit dhe Amiens. Si rezultat, braziliani nuk u ndje maksimalisht në formë në ndeshjen vendimtare kundër Borussia Dortmundit. PSG aktualisht është “në fije të perit”, sepse për të kaluar në çerekfinale duhet të përmbysë humbjen 2-1 që mori në Signal Iduna Park. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...