Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Neymar luante për t’u argëtuar”, Kean tregon prapaskenat e brazilianit: Është i çmendur!

Moise Kean në karrierën e tij, edhe pse ende të re, është aktivizuar me disa skuadra të rëndësishme europiane. Një prej tyre është edhe Paris Saint-Germain, me sulmuesin që gjatë sezonit 2020-2021 u aktivizua te parizienët si i huazuar nga Juventus. Së fundmi, 23-vjeçari zbulon edhe disa nga prapaskenat gjatë periudhës që luajti me Parisin, duke treguar më shumë rreth marrëdhënies së tij me Mbappe apo Neymar.

Lexo edhe:

“Luajta një vit me Parisin, më parë isha në Angli te Evertoni. U ndjeva shumë mirë dhe të them të drejtën nuk e prisja atë mikpritje nga shokët e skuadrës. ishin një skuadër e re, plus që aty gjeta Mbappe dhe Neymar. Kisha një raport të bukur me Mbappe, njëherë ndryshuam së bashku edhe modelin e flokëve, ai i bëri blu. I thashë nëse shënonim gol, atëherë do të sajonim diçka për të festuar. Ai shënoi, erdhi te unë dhe më afroi kokën, ishte diçka e bukur.

Kisha fat sepse isha në një skuadër me kampionë të mëdhenj. Pastaj ishte Neymar. Ai luante për t’u argëtuar, ishte njësoj sikur të luante në rrugë. Futbollin e sheh si argëtim. Kishte raste kur trajneri i thoshte të bënte çfarë të donte në fushë.

Njëherë erdhi shumë i lodhur në stërvitje. Ne ishim ndërruar të gjithë, por ai nuk po dilte. I thashë një prej shokëve se Neymar nuk do të dilte fare nga dhomat e zhveshjes. Por, ai doli edhe pse me vonesë dhe nisi t’i driblonte të gjithë, është një i çmendur”, u shpreh Kean.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...