Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar nuk shënon por PSG dhuron spektakël

Psg nuk di të ndaletet. Në javën e katërt të Ligue One, parizienët kanë arritur të regjistrojnë një tjetër fitore përballë St.Etiene, me rezultatin e pastër tre me zero. Vëndasit përgjatë të gjithë 90 minutëshit u shfaqën dominues në lojë. Golin e epërsisë Psg e gjen në minutën e 20, teksa Edinson Cavani arrin të shndërrojë në gol një 11 metërsh të fituar.  Pjesa e dytë sheh sërish Psg, më kërkues për të gjetur dhe golin e radhës dhe tentativat e tyre konkretizohen në minutën e 51, i cili nuk gabon përballë portierit. St.Etiene tenton të reagojë disi, por  një gjë e tillë është thuajse një mision i pamundur, pasi kundërshtari që kanë përballë tregohet shumë i kujdesshëm, duke e mbajtur gjatë gjithë kohës topin në zotërim. Minuta e 89 dhe Edinson Cavani realizion golin e tretë për skudrën dhe të dytin personal. Katër  takime, katër fitore për parizienët dhe vendi i parë me 12 pikë,për një skuadër që e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme,  ndërsa St.Etiene regjistron humbjen e parë në kampionat dhe për momentin ata mbajnë vendin e tretë më 9 pikë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...