Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Neymar publikon bisedat me shokët: S’mund ta besoj, kur e shoh ne tv, më vjen të qaj!

“Ylli” brazilian, Neymar, pas zhgënjimit nga eliminimi në Botëror me penallti ndaj Kroacisë, në çerekfinale, ka postuar në Instagram, pa lejen e bashkëlojtarëve të tij, disa “screenshot” nga bisedat private me disa prej tyre. Në veçanti bisedat me emra të tillë si Marquinhos, Thiago Silva dhe Rodrygo, për të treguar unitetin e që ekziston brenda “Seleçaos”.

“Kjo penallti nuk do të ndryshojë atë që unë mendoj për ju. Nuk kam menduar kurrë se penalltia mund të jetë pengesë, por ne duhet të ecim përpara,” i shkroi Neymar shokut të skuadrës te PSG, Marquinhos, i cili humbi penalltinë vendimtare, duke goditur shtyllën. Numri 10 I Brazilit më pas u përpoq të ngushëllonte Thiago Silvën, i cili ndoshta luajti në Botërorin e tij të fundit. “Jam më keq se sa e kam imagjinuar dhe më vjen të qaj sapo përpiqem ta mendoj, nuk mund ta pranoj që humbëm”, shkruante mbrojtësi, ndëra sulmuesin ia kthente: “Vëlla, duhet të vazhdosh, ti dhe Dani Alves meritonit më shumë. Nuk mund ta besoj që humbëm dhe kur e shoh në TV më vjen të qaj.”

Fjalë ngushëllimi edhe për të riun Rodrygo, i cili dështoi në penalltinë e parë: “Po shkruaj për të të thënë që je i fortë. Është një nder të të shoh duke u rritur te Brazili. Penalltitë i humbin ata që marrin përsipër t’i ekzekutojnë, unë kam munguar shumë dhe kam mësuar nga secila prej tyre. Por nuk u dorëzova kurrë. Dua të të falënderoj, jo për lojtarin, por për djalin e mirë që je, do të sjellësh një tjetër Kupë në Brazil”.

Rodrygo përgjigjet duke kërkuar sërish falje për penalltinë e humbur:

“Faleminderit për gjithçka dhe më falni që ju prisha ëndrrën, shpresoj se do të vazhdoni me ne për ta fituar së bashku, pa dyshim nëse do ta konsiderosh gjënë e duhur”. Në atë moment Neymar ia kthen me shaka, jo më me lot. “Mos kërko falje, do të të mësoj se si të ekzekutosh penallti”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...