Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar reagon pas dëmtimit: Kam nevojë për ju!

Braziliani Neymar reagoi pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e majtë. Sulmuesi këputi ligamentin dhe meniskun, duke mbyllur para kohe sezonin dhe duke qenë në pikëpyetje e ardhmja e tij si lojtar profesionist.

31-vjeçari u dëmtua në ndeshjen ndaj Uruguajit, të cilën 5 herë kampionët e botës e humbën 2-0, teksa nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi mbështetjen e të gjithëve:

Është moment shumë i keq për mua, madje më i errëti që kam përjetuar. Kam nevojë për dashurinë e të gjithëve ju. Nuk është e thjeshtë që të dëmtohesh dhe të kryesh ndërhyrje.

Jam i gatshëm të jap gjithçka që të rikthehem në fushë. Kam besim në Zot se do të bëhem mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese“, përfundon postimi i Neymar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Braziliani ka qenë i pafat në karrierën e tij, ku shpesh herë dëmtimet e kanë penalizuar sulmuesin, duke e lënë për kohë të gjatë jashtë fushave.

Mbetet për t’u parë e ardhmja e futbollistit, pasi dëmtimet ne gju janë më të vështirat dhe duan një kohë të gjatë rikuperimi.

Neymar i dha fund në verë aventurës 10 vjeçare në futbollin europian, teksa u transferua nga PSG tek arabët e Al-Hilal për 90 mln euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...