Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Neymar rikthehet me gol e asist, por Brazili “ngec” ndaj Kolumbisë

Neymar u rikthye si protagonist te Brazili, duke dhënë një asist dhe shënuar një gol në ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

Sulmuesi brazilian mungonte që prej fillimit të verës, kur u dëmtua dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Copa America, ndërsa përballë Kolumbisë e nisi sfidën si titullar.

Në minutën e 19’, ishte pikërisht Neymar që ekzekutoi një goditje nga këndi, teksa topin e ardhur në zonë e gjuajti Casemiro me kokë dhe arriti ta dërgojë në rrjetë.

Megjithatë vetëm 6 minuta më vonë Luis Muriel fitoi një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi po vetë, duke arritur të rikthejë baraspeshën në rezultat.

Pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e kolumbianëve, që arritën të gjejnë sërish rrugën e rrjetës në minutën e 84-t, kur një aksion i dyshes Zapata-Muriel, bëri që ky i fundit të shënonte sërish në portën e Brazilit.

Kampionët në fuqi të Amerikës Latine nuk mund të pajtoheshin me humbjen dhe e nisën më vrullshëm pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 57’ Coutinho nisi një top të mrekullueshëm për Dani Alves, me këtë të fundit që shërbeu për Neymar në zonë dhe sulmuesi i PSG-së nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Kjo ishte miqësorja e parë e Brazilit për këtë sezon të ri, teksa më datën 11 do të luajnë një tjetër takim, këtë herë përballë Perusë, ku trajneri Tite do të provojë në fushë futbollistët që kanë luajtur më pak.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...