Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Neymar rikuperohet, grumbullohet për sfidën ndaj Dortmund!

Neymar Jr figuron në listën e 21 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të UEFA Champions League ndaj Borussias së Dortmundit. Një lajm shumë i rëndësishëm ky i rikthimit të brazilianit pasi në 2 vitet e kaluara Neymar ka munguar gjithmonë në raundin e 1/8-ave. Mbetet për t’u parë nëse ylli i PSG do të jetë gati për të luajtur ndaj Dortmundit pasi Neymar nuk zbret në fushë që nga data 1 shkurt në sfidën ndaj Montpellier në Ligue 1. Gjithsesi braziliani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe kjo është arsyeja që Tuchel e ka grumbulluar. Ky ishte dëmtimi i dytë  për Neymar pasi në këtë sezon ai ka munguar gjatë muajve tetor-nëntor për një periudhë 37-ditore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...