Ligue 1

Neymar, sarkastik: Isha i dehur, prandaj funksionoi

“Ylli” i Paris Saint-Germain, Neymar Junior, nuk po kalon një periudhë të lehtë kohët e fundit pasi kritikat në drejtim të tij kanë qenë të shumta. Që nga eliminimi nga Championsi, një pjesë e mbështetësve pariziene i janë vënë brazilianit, duke e etiketuar si shkaktar të dështimit. Sigurisht, ai nuk është i vetmi, por po merr një pjesë të madhe të kritikave që u adresohen futbollistëve.

Megjithatë, braziliani kishte gati një përgjigje, pasi një goditjeje fantastike kundër Lorientit. Pas ndeshjes, sulmuesi ka bërë një postim në Instagram me një video të golit të tij, e cila i referohet me humor disa prej komenteve që janë bërë për të së fundmi.

“Isha i dehur, prandaj funksionoi…siç thonë ata”, shkroi shkruar Neymar në një postim krahas videos së golit.

Kjo është një referencë për disa pretendime në media se Neymar ka shfaqur një mungesë profesionalizmi dhe është paraqitur në stërvitje në gjendje jo të përshtatshme për të luajtur futboll. Është folur për një prishje të marrëdhënieve në dhomën e zhveshjes, duke supozuar se Neymar po izolohet gjithnjë e më shumë nga shokët e tij të skuadrës.

“Neymar mezi po stërvitet më, ai po shfaqet në një gjendje të tmerrshme, krejtësisht tapë”, tha gazetari Daniel Riolo në RMC Sport.

Disa sugjerojnë që braziliani duhet të përgjigjet në fushë në vend që të përgjigjet me fjalë, por ai i bëri të dyja. Duke shënuar një gol të bukur në fitoren 5-1 ndaj Lorientit, Neymar u sigurua që t’u tregonte fansave dhe medieve se çfarë mendon për këto thashethemet.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency