Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar si i burgosur në shtëpi, lamtumira nga PSG shtyhet për verën tjetër

Irritim, trishtim dhe i frustruar. Kjo është gjëndja e Neymar që nuk arriti dot të transferohej tek Barcelona. Sipas burimeve nga afër sulmuesit, braziliani ende nuk e beson dot që numri një i klubit Naser Al-Khelaifi refuzoi në mënyrë të vazhdueshme çdo ofertë të katalanasve, e fundit ishte ajo që kapte shumën e 150 milionë eurove, bashkë me shumën do të jepej në formën e huazimit Dembele, ndërsa klubit francez do t’i ofroheshin edhe Rakitic sëbashku me Todibon.

Neymar bëri çmos që të rikthehej në Camp Nou dhe të shkëlqente me fanellën blaugrana, pasi kohët e fundit dëmtimet e shpeshta e kanë penguar atë. Braziliani e dëshironte aq shumë kalimin tek Barcelona, saqë ishte i gatshëm të paguante 20 milionë euro, por sërish drejtuesit e klubit ishin të vendosur për të mos  e lejuar largimin.

Një situatë e rëndë për sulmuesin, i cili me drejtuesit e klubit tashmë i ka prishur marrëdhëniet. Divorci është i pashmangshëm, nëse nuk ndodhi këtë merkato është e sigurt që verën e ardhshme një gjë e tillë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...