Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar takon drejtuesit e PSG-së, ndërron mendje për largimin?

Raporti mes Neymar dhe drejtuesve të PSG-së prej kohësh ka pësuar krisje. Sulmuesi kërkon rikthimin tek Barcelona, dëshirë që ka rritur pakënaqësitë e drejtuesve dhe që shpesh është shoqërua me deklarata publike që thumbojnë brazilianin.

Gjithsesi ky raport i tensionuar mund të marrë një tjetër drejtim. Edinson Cavani mund t’i japë lamtumirën klubit, ndaj Drejtori Sportiv i kampionëve të Francës, Leonardo do të nisë punën për të bërë një përpjekje të fundit për të bindur Neymar të mos largohet nga Parisi.

Mediat franceze raportojnë se ka patur një takim mes palëve, takim që mesa duket ka patur rezultat pozitiv dhe sulmuesit duket se i është rikthyer buzëqeshja pas disa javëve të tensionuara.

Për të normalizuar akoma edhe shumë situatën, në këtë çështje ka ndërhyrë edhe trajneri Thomas Tuchel. Ky i fundit, madje është shprehur se Neymar është një lojtarë i PSG-së, që stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit.

Gjithsesi, bisedimet mes sulmuesit dhe Leonardos ende nuk kanë një rezultat përfundimtar, ndaj nëse ndodh që braziliani të mos ndryshojë mendje, atëherë tratativat me Barcelonën do të vazhdojnë, këtë herë pa kthim pas, me katalanët që ofrojnë Coutinhon, Rakitic, Dembele dhe një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e Neymar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...