Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar vs Griezmann, dueli i të ardhmes për fronin e “mbretit”

Antoine Griezmann dhe Neymar Junior, dy “yje” të futbollit të destinuar për të dueluar dhe qenë protagonistë asbolutë në vitet e ardhshme. Në  10 vitet e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë ndarë me njëri-tjetrin të 10 “Topa e Artë”, duke fituar nga 5 secili. Ndërsa sulmuesi francez dhe ai brazilian nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se vendi i tretë, respektivisht në vitet 2016 dhe 2017. Me shumë mundësi një prej të dyve do të arrijë të ngjitet në podium (vendi i tretë) edhe për çmimin prestigjioz individual për vititn 2018, por është e qartë se për vendin e parë Ronaldo dhe Messi mbeten të pakonkurrueshëm.

E ardhmja e Neymarit dhe Griezmannit, gjithsesi është temë kryesorë e merkatos. Braziliani për një transferimim të mundshëm tek Real Madridit, ku do të luante përkrah Ronaldos, ndërsa francezi mund t’i bashkohet Messit te Barcelona. Nëse ndodh kështu, të dy sulmuesit do të jenë rivalë për t’u ngjitur në fronin e mbretit të futbollit për vitet e ardhshme.

Griezmann është 27 vjeç, ndërsa Neymar vetëm 10 muaj e 10 ditë më i vogël, praktikisht kanë të njëjtën moshë për të dueluar kokë më kokë si për trofetë e skuadrave ku do të luajnë edhe për ato individualë.

Në këtë sezon, sulmuesi aktual i Atleticos ka shënuar 29 gola në 48 ndeshje, ndërsa Neymar ka një mesatare më të mirë, 28 finalizime për 30 takime. Këto shifra, gjithsesi, mbeten inferiore me ato të Messit dhe Ronaldos. Argjentinasi i Barçës ka shënuar 45 në 53 ndeshje, ndërsa portugezi i Realit 43 në 42 takime.

Palmaresi i Neymarit, për momentin është më i kompletuar se i Griezmannit. Sulmuesi brazialin ka fituar një herë Kupën e Konfederatave, Championsin, Superkupën e Europës, Superkupën e Amerikës së Jugut, Kupën e Brazilit, Kampionatin francez, Kupën e Francës, Kupën e Ligës po në Francë, 3 herë Kupën e Mbretit dhe 2 herë Superkupën e Spanjës.

Ndërsa francezi me “Los Colchoneros” ka ngritur lart vetëm një Suerkupë të Spanjës dhe së fundmi Europa League-n, ku në finale ndaj Marseille ishte protagonist aobsolut me një dygolësh.

Në “Rusi 2018” do të jenë të pranishëm të dy, me Brazilin dhe Francën. Nëse shkëlqejnë dhe triumfojnë në Botëror me përfaqësueset e tyre, atëherë mund të interferojnë që këtë vit në duelin mes Messit dhe Ronaldos për “Topin e Artë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...