Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Neymar zbarkon në Madrid, çfarë po ndodh me “yllin” brazilian?!

Neymar është në Madrid. Braziliani zbarkoi pasditen e së hënës në kryeqytetin e Spanjës dhe të gjitha thashethemet u intensifikuan menjëherë. Lidhja u bë direkt me një nënshkrim të mundshëm me Real Madridin.

Së bashku me shoqëruesit e tij të pandashëm, Neymar Jr. zbriti nga avioni privat dhe vijoi rrugëtimin me tre “Mercedesë” për në studiot përkatëse, ku nisi xhirimin e një spoti publicitar. Ky xhirim do të vijojë edhe ditën e sotme. Braziliani pritet të largohet nga Madridi orët e pasdites së vonë.

A do të ketë kohë Neymar për t’u parë edhe me Florentino Pérezin? Për shkak se sulmuesi i PSG është objektiv kryesor i presidentit të Real Madridit, edhe nëse ekziston mundësia më e vogël, Perez do të përpiqet ta takojë dhe të diskutojë për nënshkrimin e tij. Në parim, ky takim nuk është planifikuar, por askush nuk e përjashton atë kategorikisht.

Mbrëmë, ylli i PSG-së e kaloi natën në Madrid, i konsideruar si kryeqyteti i futbollit botëror, sepse kishte në të njëjtën kohë ndodheshin tre lojtarët më të mirë në botë: Leo Messi, i grumbulluar me kombëtaren argjentinase; Cristiano Ronaldo, i cili inauguroi biznesin e tij të mbjelljes së flokëve, dhe vetë Neymar Jr., që u transferua aty për regjistrimin e një reklame.

Madridi pati fatin të priste edhe Iker Casillasin, që u emërua ambasador i La Liga-s. Nga tre të parët, vetëm Messi luan në La Liga. Neymar ka ende mundësi që të rikthehet…

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...