Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Neziri: Stafi i ri na ka ndryshuar, dua të provoj veten në një ekip tjetër

Kapiteni i Kastriotit, Sokol Neziri komentoi fitoren e krutanëve ndaj Skënderbeut, teksa në intervistën për “Gol pas Goli” zbuloi ambiciet e tij për të ndërruar ambient sezonin e ardhshëm.

“Kjo fitore na jep vetëm tre ditë qetësi, pasi jemi sërish aty në zonën e fundit dhe kemi shumë punë për të bërë, që të sigurojmë mbijetesën. Stafi teknik që ka ardhur, na ka ndryshuar si në aspektin psikologjik, ashtu edhe atë të lojës, ndaj edhe kemi ndryshuar për mirë.

Cilësitë e Hasanit i dimë të gjithë dhe natyrisht që prania e tij na ka dhënë qetësi dhe na ka përmirësuar ndjeshëm. Është një lojtar me vlera të shumta, që po na ndihmon jo pak. Sa u përket ndeshjeve në transfertë, mendoj se është çështje mentaliteti, pasi shkojmë për të mos humbur dhe kjo na penalizon.

Sa i përket aspektit personal, do të doja shumë të provoja një eksperiencë tjetër sezonin e ardhshëm, por për momentin duhet të përqendrohem të arrij objektivin me Kastriotin”, u shpreh Neziri.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...