Ligue 1

Nga 2012-ta pjesë e PSG, Verrati vendos rekord në futbollin francez

Katër javë para fundit të Ligue 1, PSG iu gëzua mbrëmjen e së shtunës titullit numër 10-të në historinë e saj teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochetino i mjaftoi një barazim 1-1 ndaj Lens në shtëpi.

Ndërkaq, pjesë e kryeqytetasve prej vitit 2012-të ky ishte një titull special për Marco Verratin. Mesfushori festoi titullin numër tetë me parisienët, një arritje të cilën asnjë futbollist tjetër në Ligue 1 nuk ia ka dalë ta përmbushë më parë.

I transferuar në Francë nga Pescara në vitin 2012, Verrati është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG duke koleksionuar 243 paraqitje ndërsa ka shënuar edhe shtatë gola me fanellën e parisienëve.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency