Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nga Anglia të sigurt, Ronaldo kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq”

Cristiano dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë. Shtypi anglez ka zbuluar synimet e sulmuesit portugez për të ndërprerë para kohe kontratën me “Djajve e Kuq”. Bayerni i Mynihut është raportuar se dëshiron të firmosë me luzitanin, për të mbushur boshllëkun që do të krijohej nga largimi i Lewandowskit te Barça. Klubi bavarez, në fakt, nuk është i vetmi që dëshiron Cristianon, pasi edhe Chelsea ka hyrë në garë për “golat” e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Todd Boehly, pronari i ri i bluve, u takua më 25 qershor me Jorge Mendesin, përfaqësuesin e lojtarit, për të folur për situatën e tij dhe mundësinë për të shkuar të luajë në Londër.

Në Angli, “The Times” raporton se portugezi tashmë i ka komunikuar United dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi për sa kohë do të ketë oferta të kënaqshme gjatë verës.

Cristiano ka luajtur 19 sezone radhazi në Champions League që kur u largua nga Sportingu drejt Man. United në vitin 2003. Fituesi i “Euro 2016” e ka të qartë se i kanë mbetur edhe “tre apo katër vite në nivelin më të lartë”.

“Ylli” portugez nuk është i kënaqur me politikën pasive në zyrat e United sa u përket blerjeve. Skuadra angleze nuk ka arritur ende të mbyllë blerjen e Frenkie de Jong dhe Malacias.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...