Historia e dashurisë mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ishte në qendër të mediave rozë muajt e fundit për shkak se martesa e tyre ishte në rrezik dhe çifti i shkoi shumë pranë ndarjes. Të dy palët bënë deklarata kundër njëri-tjetrit, megjithatë pasi situata u qetësua, Wanda dhe Icardi u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit ndërsa nuk hezituan që lajmin ta ndanin me të gjithë ndjekësit e tyre.
Ndërkaq, nga Argjentina, mediat vijojnë të merren me çiftin dhe së fundmi pretendojnë se Wanda është shtatzanë për herë të gjashtë me Icardin që pret të bëhet baba për herë të tretë. Kujtojmë se agjentja ka edhe tre fëmijë nga martesa e mëparshme me Maxi Lopez.
