Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nga Borussia te Borussia, Dortmundi “blindon” krahun e majtë

Borussia Dortmund ka siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë po garojnë për fitimin e Bundesligës dhe kanë hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Footmercato dhe Sport Bild shkruajnë se drejtuesit e klubit gjerman kanë bindur Ramy Bensebaini të vijojë karrierën në “Signa Iduna Park”. 27-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Borussia M’Gladbach.

Bensebaini luan si anësor i majtë, por mund të bëjë mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit. Këtë sezon numëron gjashtë gola me M’Gladbach. Gjashtë vite më parë debutoi me kombëtaren e Algjerisë, fanellën e së cilës e ka veshur 51 herë deri tani (6 gola).

Bensebaini ka luajtur më parë në kampionatin francez (Rennes, Montpellier) dhe Belgjikë me skuadrën e Lierse. Ai do të garojë sezonin e ardhshëm për një fanellë titullari te Dortmundi bashkë me Raphaël Guerreiro dhe Julian Ryerson.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...