Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Bylis te Flamurtari, Ardit Hoxhaj bëhet makthi i Partizanit

Sa herë që ka luajtur përballë Partizanit, mbrëmjet e Ardit Hoxhajt kanë qenë vërtetë magjike. Edhe pse detyra e tij është të shënojë, rregullsia me të cilën sulmuesi e gjen golin përballë të kuqve e ka kthyer me të drejtë në makthin e kryeqytetasve.

Ai i së dielës ishte vetëm goli i radhës nga sulmuesi. Kontroll në zonë, goditje fluturimthi dhe frika te Partizani, se ky ishte ndëshkimi i radhës nga 22-vjeçari.

Edhe ashtu ndodhi; Me ekzekutimin e Ardit Hoxhajt Flamurtari fitoi, duke ngritur dilema të pashmangshme rreth vazhdimësisë së sezonit për skuadrën e Mark Iulianos. 23-vjeçari e ka kthyer tashmë në zakon që ti krijojë probleme Partizanit. Edhe dy sezone më parë, vlonjati ishte një prej arsyeve që të kuqtë humbën titullin në fushë.

Sulmuesi i shënoi Partizanit më 12 dhjetor 2015, në barazimin 1-1 që Bylisi regjistroi në kryeqytet në fazën e dytë, ndërsa në fazën e katërt, më 8 Maj 2016 realizoi dy gola në portën e të kuqve.

Bylisi fitoi 2-1 në fushën e Partizanit, në një ndeshje që nisi me vonesë, pasi deri në ato momente mallakastriotët rrezikonin të mos paraqiteshin prej defektit në autobusin që transportonte ekipin.

Ajo ndeshje dhe ato gola peshuan shumë në garën për kreun, me të Kuqtë që e mbyllën sezonin në vendin e dytë. Historia u përsërit, pavarësisht se ky është një tjetër sezon. Goli i Ardit Hoxhajt, që i shkaktoi humbjen e tretë Partizanit në kampionat, rrezikon të ridimensionojë objektivat sezonalë të kryeqytetasve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...