Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Nga Cikalleshi te Muçi, Muçolli e Bitri/ Fundjavë fantastike për legjionarët

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit, kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre. Më shumë në sy bie loja e sulmuesve Sokol Cikalleshi, Arbnor Muçolli dhe Ernest Muçi, si edhe mbrojtësi kuqezi Eneo Bitri. Të cilët lanë gjurmë pozitive në skuadrat respektive me golat e shënuar.

Cikalleshi është rikthyer në protagonistin kryesor në radhët e Al-Khaleej në takimin kundër Al-Feiha. Bomberi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës. Në minutën e 23′, Sokol Cikalleshi shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi. Një paraqitje mjaft pozitive e 32-vjeçarit, i cili tashmë ngjitet në kuotën e 8 golave në kampionatin saudit.

https://twitter.com/i/status/1652023705923403780

Ernest Muçi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Legian e Varshavës. Edhe pse e nisi nga stoli dhe hyri në lojë në minutën e 62-të të takimit, sulmuesi shqiptar arriti të lërë shenjën e tij ndaj Wisla Plock, duke realizuar golin e dytë për Legian (93′). Pas një super goditjeje në hyrje të zonës kundërshtare, që ishte e pamundur të kapej nga portieri mik. Në këtë takim u aktivizua për Legian edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jurgen Çelhaka.

Lexo edhe: 

Edhe Arbnor Muçolli është rikthyer sërish te goli në kampionatin danez. Djaloshi shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Vejles realizoi golin e dytë në sfidën kundër Helsingor. Ky është goli i pestë sezonal për sulmuesin kuqezi.

Mbrojtësi shqiptar, Eneo Bitri ka realizuar një tjetër gol në radhët e Ostravës, duke tundur rrjetën e Sigmas për herë të tretë. Ish-mbrojtësi i Partizanit përfitoi në zonën kundërshtare, duke realizuar një gol të bukur me kokë.

 

Ndërkaq, paraqitje mjaft pozitive kanë dhuruar edhe kuqezinjtë e tjerë të ekipit Kombëtar. Bie në sy loja e mirë e Nedim Bajramit me Sassuolon, si edhe e Lindon Selahit në radhët e Rijekës. Të dy mesfushorët janë vlerësuar me notën 7.1 nga uebsajti i specializuar për statistika, “Sofascore”.

Minuta ka pasur edhe për futbollistët e tjerë të Kombëtares, që nga Elseid Hysaj, te Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Jon Mersinaj, Amir Abrashi, Ivan Balliu e Klaus Gjasula.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...