Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Dinamo në Superligën hungareze, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Albion Marku do të nisë një aventurë të re në karrierë dhe do ta bëjë këtë nga Hungaria, aty ku është bashkuar me skuadrën e Gyor. Ka qenë vetë klubi hungarez që nëpërmjet rrjeteve sociale, zyrtarizoi marrëveshjen me mbrojtësin që sezonin e fundit ishte pjesë e Dinamos në Superiore.

Gyor, në sezonin e shkuar ishte në ligën e parë, por ia doli me sukses ta mbyllte kampionatin në vendin e dytë dhe këtë sezon do të luajë në superligën hungareze. Drejtuesit po marrin masat për kampionatin e ri dhe Albion Marku ka pasur besimin e hungarezëve.

Lexo edhe: 

Një hap mjaft i rëndësishëm në karrierë për 23-vjeçarin teksa kjo do të jetë eksperienca e dytë jashtë Shqipërisë për Markun pasi më herët, mbrojtësi ka luajtur edhe me kroatët e Lokomotivës.

Marku, që koleksionon edhe një ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë në një miqësore të vitit 2022 ndaj Katarit, u shpreh mjaft i lumtur për transferimin te Gyor në Hungari.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi me shumë histori dhe që do të luftojmë së bashku në elitë. Çdokush në skuadër më priti mjaft mirë dhe ndjehem shumë komod. Shpresoj që të jap më të mirën nga vetja në sezonin e ri dhe kështu të ndihmoj skuadrën që të jetë e suksesshme”, u shpreh Marku.

Kujtojmë se sezonin e shkuar pjesë e Gyor ishte edhe Eneo Bitri që ishte huazuar te hungarezët nga klubi i Valerengës.

Njoftimi i klubit hungarez:

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...