Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga ecuria e Vllaznisë, te Brdariç dhe e ardhmja, kapiteni Gurishta rrëfehet në “Zona Gol”

Vllaznia duket se po bën një kampionat më vete këtë sezon, pasi i kanë mjaftuar vetëm 13 javë që të shkëputet në mënyrë shumë surprizë me plot 9 pikë ndaj ndjekësve më të afërt, që janë Teuta, Partizani e Laçi.

Shkodranët po befasojnë të gjithë me një futboll shumë argëtues e spektakolar, që me meritë i ka çuar në ato pozita në renditje, ndërsa për të diskutuar për momentin fantastik ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” kapiteni i kuqebluve, Erdenis Gurishta.

E prisnit këtë shkëputje?
Të jem realist nuk e prisja të shkëputeshim 9 pikë kaq shpejt, por kemi punuar shumë dhe mendoj se të gjithë rezultatet që kemi arritur, i kemi të merituara. Shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë deri në fund të sezonit, pasi kanë kaluar vetëm 13 javë.

Cilët kampionati ndiqni më së tepërmi?
Ndjek më shumë kampionatin italian dhe atë anglez. Jam tifoz me Juventusin, por shoh një Milan të ngjashëm me Vllazninë në Shqipëri. Një skuadër me histori, që dëshiron të rikthehet te sukseset e munguara në vitet e fundit dhe që bën futboll futboll të bukur.

Kur e kuptuat se kjo skuadër është ndryshe nga vitet e fundit dhe mund të arrijë diçka?
Të them të drejtën fillova të besoj pas ndeshjes së javës së tretë, kur mposhtëm Tiranën, të gjithë mund të thonë se fituam me fat, pasi shënuam në minutën e 97’, por e kërkuam golin deri në fund dhe ia dolëm. Aty mendova që kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë për të bërë diçka shumë të mirë këtë sezon.

Si i keni marrëdhëniet me trajnerin? A keni qenë skeptikë në fillim kur erdhi dhe çfarë ka të veçantë Brdariç?
Trajneri është shumë i zoti dhe përveçse drejtues, është edhe shok i yni. Ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë futbollistët dhe na qëndron pranë, ndaj mendoj se kjo ka ndikuar jo pak në forcimin e grupit. Ka ide të qarta për lojën dhe kemi punuar shumë mirë gjatë fazës përgatitore, për të përvetësuar konceptet dhe kërkesat e tij.

Çfarë ka sjellë më shumë trajneri, krahasuar me paraardhësit e tij?
Pa u ulur aspak meritat trajnerëve të mëparshëm, Brdariç ka sjellë një frymë të re në ekip. Kërkon të bëjmë një lojë sulmuese, me shumë lojtarë në mesin e fushës dhe me presing lart për të vënë në vështirësi kundërshtarët. Falë trajnerit dhe ideve të tij, ne po luajmë një futboll shumë të bukur, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk kemi arritur asgjë dhe duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. I druhem pak euforisë, pasi tifozët na kanë shpallur kampionë që tani, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, sepse 9 pikë nuk janë asgjë. Luajmë 3 herë në javë dhe mjafton të gabosh në tre ndeshje, që për një javë ta shohësh veten në vendin e dytë.

Si e keni përballuar çështjen e vështirësive financiare dhe a ka një zgjidhje për këtë problem?
Për sa kohë që jemi pjesë e bashkisë, ka probleme me vonesat, por asnjëherë mosmarrje të pagave. Nuk ka asnjë futbollist që të thotë se nuk kam marrë një apo dy rroga te Vllaznia. Ka vonesa burokratike, por si nga bashkia, ashtu edhe nga sponsori, na janë dhënë garanci dhe të gjithë jemi të qetë.

Si ka qenë karriera juaj te moshat e Vllaznisë?
Kam pasur një ecuri shumë të mirë te akademia e këtij klubi dhe kam fituar trofe, ndërsa shpesh kam mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Shiriti në ekipin e parë është një ëndërr për mua dhe dua ta nderoj sa më shumë fanellën e kësaj skuadre në fushë.

Këmbën e majtë e përdor vetëm për të hipur në autobus?
Nuk është e vërtetë, pasi nuk e kam këmbën e majtë vetëm për mbështetje, por edhe për të luajtur futboll. Kam luajtur shpesh mbrojtës i majtë dhe e përdor mjaft mirë edhe atë këmbë.

A është e vërtetë se para ndeshjes preferoni të hani pilaf me kos?
Është e vërtetë që një ndër gjellët e preferuara para ndeshjes është orizi dhe duke qenë se jam edhe pak supersticioz, nuk e ndërroj asnjëherë.

Ku do të preferonit të luanit në të ardhmen?
Në Shqipëri dua të luaj vetëm për Vllazninë, ndërsa jashtë të shohim si do vijnë gjërat. Do të doja të provoja veten në një kampionat më të fortë, por fillimisht jam i përqendruar vetëm te Vllaznia dhe të bëj mirë këtu.

Keni qenë një herë pranë Partizanit dhe një herë pranë Tiranës. Pse ka dështuar transferimi?
Partizani kërkoi blerjen e kartonit, por nuk pati dakordësi për vlerën. Te Tirana më kërkuan vetëm për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, por sërish nuk pati marrëveshje mes drejtuesve.

Kush del në vendin e dytë? Kush është rivali kryesor i juaji?
Unë dua që ne të dalim të parët dhe më pas të tjerat le të rivalizojnë për vendin e dytë. Do të doja Kukësin në vendin e dytë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...