Basketboll

Nga adoleshenti “trashaluq”, në rekordmen i NBA-së, ja arritja e “yllit” të Nuggets

Nikola Jokic u bë lojtari i parë në historinë e NBA-së që regjistron 2000 pikë, 1000 “rebound” dhe 500 asistime në një sezon të vetëm. Ylli i Denver Nuggets e arriti këtë rekord në fitoren e ekipit të tij ndaj Memphis Grizzlies 122-109.

Qendra serbe, MVP sezonin e kaluar, ofroi një paraqitje të jashtëzakonshme me 35 pikë, 16 “rebound” dhe 6 asistime. Me këtë fitore, Nuggets siguruan pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në play off-in e NBA (në Perëndim) pa pasur nevojë të luanin në play-in.

Tani Nuggets janë të gjashtët në Perëndim (48-33), por kanë ende një shans për të parakaluar Utah Jazz.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency