Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Nga fitorja me Realin te lufta kundër rusëve, trajneri i Lushkjes i bashkohet ushtrisë ukrainase

Sheriff Tiraspol ishte një nga surprizat më të bukura të fazës së grupeve në Champions League. Kampionët e Moldavisë, që në janar blenë Regi Lushkjen te Laçi, i befasuan të gjithë duke mundur 1-2 Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Sheriffi mposhti edhe Shakhtar Donetsk, por fitorja përballë Real Madrid nuk do harrohet kurrë. Yuriy Vernydub mori drejtimin e Sheriffit në dhjetorin e vitit 2020, dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një punë fantastike me ekipin.

56-vjeçari ka lindur në Zhytomyr, qytetin verior të Ukrainës. Rusia ka nisur operacionin ushtarak për pushtimin e vendit të tij, dhe Vernydub ka vendosur të marrë armët e të kthehet për të luftuar në atdhe.

Trajneri ka braktisur Sheriffin dhe është regjistruar në ushtrinë ukrainase, që po reziston dhe po lufton me guxim përballë mizorive ruse.

Kam një grua, dy fëmijë, dy nipër, vëllezër dhe motra. U uroj shëndet dhe shpresoj të mos i prekë kjo luftë. Unë do të jem gjithmonë përkrah tyre kur të kenë nevojë për mua.

Dua të mbështes njerëzit e vendit tim që po vuajnë nga sulmet e Rusisë. Unë ndihem krenar për njerëzit që po mbrojnë Ukrainën”, deklaroi Vernydub.

Pesë muaj më parë udhëhoqi Sheriffin drejt fitores historike kundër “Los Blancos” në Madrid, ndërsa tani po lufton për të mbrojtur vendin e tij kundër ushtrisë ruse…

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...