Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Nga Franca e japin të sigurt, Kvara “tradhton” Napolin!

Khvicha Kvaratskhelia, lojtari kryesor i Napolit ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe është gati të marrë trashëgiminë e Kylian Mbappe te kryeqytetasit. Është ky lajmi i bujshëm i publikuar nga prestigjiozja “L’Equipe” që ka vendosur Napolin në alarm.

Sipas “L’Equipe”, gjeorgjiani është gati të transferohet menjëherë në Francë dhe është në pritje vetëm që klubet të arrijnë akordin. Një akord që nuk do të jetë në fakt aspak i lehtë për t’u gjetur pasi vlerësimet e dy klubeve për lojtari janë shumë të ndryshme.

Lexo edhe:

Te Napoli pretendojnë që në rast largimi të Kvaratskhelias, të përfitojnë deri në 130 milionë euro ndërsa nga ana tjetër, francezët nuk shkojnë përtej 60 milionëve. Një diferencë e madhe mes palëve, por që akordi i arritur nga vetë lojtari mund të sheshojë shumë gjëra duke detyruar palët të gjejnë një të mesme të artë.

Kujtojmë se dy klubet në të kaluarën ia kanë dalë të përfundojnë shumë operacione të rëndësishme duke nisur nga Lavezzi në 2012-tën, Cavani një vit më pas e deri te Fabian Ruiz në 2018-tën.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...