Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nga Franca të sigurtë: Donnarumma në verë te PSG

E ardhmja e Gigio Donnarummas do të jetë në Paris. Është e bindur për këtë francezja QS, që ka shpjeguar se portieri kuqezi ka vendosur të largohet nga Milani në fund të sezonit për t’iu bashkuar gjigantëve francezë. Duket se ka qenë vendimtare ndërhyrja e Verratit, për të bindur 19-vjeçarin që të transferohet në Ligue 1.

Pra, parashikohet një tjetër verë e nxehtë për futbollistin, që në çdo periudhë merkatoje përflitet se do të largohet nga “Djalli”. Donnarumma është joshur nga projekti i presidentit Al Khelaifi, nga bukuria e kryeqytetit francez dhe sigurisht që ndikim të madh kanë patur edhe këshillat e mesfushorit italian, Verrati, që luan prej shumë sezonesh në Francë.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme te drejtuesve të “Djallit” se nuk kanë ndërmend të privohen nga një portier kaq shumë i talentuar, pa një kualifikim të mundshëm në Champions do të jenë të detyruar të shesin elementë të rëndësishëm për të shëndoshur financat.

Kjo lëvizje do t’i kënaqte të gjithë: Donnarumnan, që në Paris do të përfitonte dyfishin e 6 milionë eurove në sezon që merr aktualisht te “Djalli”, kuqezinjtë, që mund të mbushnin arkat me të paktën 70 milionë euro nga kartoni i tij. Sigurisht që tepër i kënaqur do të ishte edhe menaxheri i portierit, Mino Raiola.

Nëse Donnarumma shkon në Paris, zëvendësuesi i tij do të ishte Pepe Reina, një portier me shumë eksperiencë dhe që jep siguri në portë të paktën edhe për 2-3 sezone.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...