Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nga Girona, te Villa, Leverkusen e Nice, ja “hirushet” që po surprizojnë Europën

Sezoni futbollistik po dhuron emocione në ligat kryesore të Europës, me të veçantën që në secilën prej tyre ka spikatur tanimë nga një hirushe e kampionatit, surpriza që askush nuk e priste, por që i befason të gjithë. Kur ke të bësh me skuadra të mëdha të ndërtuara për të fituar gjithçka, duhet të shpikësh diçka, dhe në Spanjë po e bën Girona, që mundi Barcelonën dhe udhëheq e vetme La Ligan.

Skuadra e Michel, që është pjesë e City Football Group, para së gjithash është e bukur për t’u parë, dhuron spektakël çdo ndeshje dhe ul apo rrit ritmin duke alternuar fazat e presingut. Komplimenti më i bukur erdhi nga trajneri i Barcës, Xavi që deklaroi, “Propozimi i tyre i lojës është padyshim më i miri që kam parë deri tani. Janë kurajozë”!

Girona, jo rastësisht ka sulmin më të mirë të La Ligas, 38 gola, dhe të dielën i futi 4 Barcës duke e cuar 7 pikë larg. Nuk do të jetë e lehtë të luftojnë deri në fund për titullin kampion, por ndërkohë Michel shijon xhevahirët e tij, duke nisur nga Savinho, talenti brazilian në pronësi të Troyes, duke vazhduar me Yan Couto apo Eric Garcia, pa harruar eksperiencën e Blind, Stuani e Portu. Një miksim perfekt eksperience dhe rinie, deri më tani eksploziv.

Lexo edhe:

Mund të jetë një rastësi, por edhe në Bundesliga ka një tjetër spanjoll që është njeriu i momentit, Xabi Alonso. Bayer Leverkusen udhëheq klasifikimin me 4 pikë më shumë se Bajerni, dhe luan një futboll të bukur. Skema është 3-4-2-1, presingu total një element thelbësore dhe rinisjet e shpejta me vertikalizimet që shpërblejnë lëvizjet e Victor Boniface.

Pas 14 javësh aspirinat janë ende të pamposhtur, me 11 fitore dhe 3 barazime, i fundit ndaj Shtutgartit surprizës tjetër në Bundesligë. Skuadra e Hoeness është forca e tretë në Gjermani, e udhëhequr nga Sehrou Guirassy, autor i 16 golave që ka përfunduar në agjendën e merkatos së disa prej klubeve më të mëdha të Europës.

Në Premier League feston me të mëdhenjtë Aston Villa e Unai Emery,  e aftë të mposhtte Cityn dhe Arsenalin në harkun e 4 ditëve. Falë suksesit ndaj “topçinjve”, Villans kanë siguruar fitoren e 15 radhazi para tifozëve të tyre, duke vendosur një rekord për klubin. Vendi i tretë është absolutisht i merituar, edhe pasi ju dhanë një leksion të vërtetë futbolli kampionëve të Anglisë dhe të Europës.

Pothuajse kurrë në epokën Guardiola City i tij nuk ishte vënë kaq në vështirësi dhe humbja 0-1 është shumë e butë madje për atë çfarë u pa në fushë. Emery rreshton zakonisht skuadrën me një 4-4-2 shumë kompakt dhe ka pikë force agresivitetin në presing. Bailey apo Diaby me shpejtësinë e tyre nxjerrin jashtë loje kundërshtarët, ndërsa Tielemans, Douglas Luiz dhe McGinn formojnë një mur të pakalueshëm në mesin e fushës.

Lexo edhe:

Në Serie A është i jashtëzakonshëm rrugëtimi i Bologna-s që falë fitores në Salerno shkoi në vendin e katërt përkrah Romës në zonën Champions. Skuadra e Thiago Motta, edhe pse e dënuar nga dëmtimet, ka humbur vetëm me Milanin dhe Fiorentinën, teksa ka ndalur Interin , Juventusin dhe Napolin duke siguruar nisjen e dytë më të mirë të kampionatit në gjithë historinë e saj. Tekniku italo-brazilian ka ditur të formojë një grup që ecën në të njëjtin drejtim duke i dhënë një lojë të qartë teksa njeriu kopertinë është Joshua Zirkzee por holandezi përfiton nga loja e gjithë skuadrës.

Ka shumë Itali te Nice, e dyta në Ligue 1 pas shpatullave të PSG. Francesco Fariolo dishepull i Roberto De Zerbit është trajneri i ri i skuadrës që po befason në Francë dhe madje mposhti dhe Mbappe me shokë. Nice kërkon të dominojë zotërimin e topit, por pika e madhe e forcës është organizimi pa top dhe kompaktësia në mbrojtje. Vetëm 6 gola të pësuar në 15 ndeshje, që e bëjnë mbrojtjen më të mirë të Europës në kampionatet elitare, bashkë me PSV.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....