Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nga grumbullimi i kombëtares Bare tregon “kërcënimin” për lojtarin e Spanjës: Nuk e shohim si miqësore

Keidi Bare është një nga lojtarët më të rëndësishëm për kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa mesfushori ka fituar statusin e titullarit edhe në La Liga me Espanyol. Nga grumbullimi me kuqezinjtë në Girona të Spanjës, në një intervistë për gazetarin Sokol Xhihani, lojtari fierak tregon se dy ndeshjet miqësore (Spanjë dhe Gjeorgji) që luan Shqipëria do të tregojë edhe se në çfarë gjendje është ekipi.

Sakaq, Bare zbulon edhe një prapaskenë që ka të bëjë me shokun e skuadrën te Espanyol, Raul De Tomas i cili është i grumbulluar me Spanjën, teksa futbollisti kuqezi ia ka bërë të qartë se në rast dueli në fushë, nuk ka për ta ruajtur ashtu siç bën në stërvitje me skuadrën katalanase.

Emocione përballë yjeve të Spanjës, luan me Espanyol në La Liga por me kombëtaren është një emocion ndryshe…  “Natyrisht është një emocion i madh për mua, po thuajse jam rrituer në këtë vend dhe është e veçantë të luaj kundër Spanjës dhe më jep nëj emcoopn të veçantë”.

Ke pasur ndonjë ngacmim me Raul De Tomas që e ke shok skuadre te Espanyol? “Jo vetëm me Raul De Tomas, por edhe me trajnerin, apo lojtarët e tjerë kemi bërë disa ngacmime. Pavarësisht se në stërvitje e ruajmë Raul De Tomas, i kam thënë se në ndeshjen me kombëtaren nuk do ta ruaj si në stërvitje”.

Si duket përfaqësuesja në këtë grumbullim, ishte dita e parë? “Kishim 3-4 muaj pa u grumbulluar jemi të kënaqur që jemi bashkë. Ne nuk e luajmë si miqësore këtë ndeshje, e trajtojmë si ndeshje zyrtare. Spanja ka shumë kualitet dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur edhe një fitore”.

Shërbejnë këto ndeshje për Nations League? “Janë dy ekipe me shumë kualitet dhe kemi treguar se mund të luajmë me skuadra të mëdha, këto ndeshje do të na tregojnë ku jemi”.

Goli i parë në La Liga me Espanyol, je një lojtar që ke fituar siguri tashmë… “Ishte goli i parë në La Liga dhe ndjehem krenar se nuk është e lehtë për një lojtar nga Shqipëria të luaj në këto nivele. Që i vogël ëndrra ime ka qenë të luaj në Spanjë. Pavarësisht se në atë ndeshje ku realizova golin humbëm, për mua ngelet një gol unik.

E mendon veten te Espanyol për shumë kohë, apo je i hapur për oferta edhe jashtë Spanjës? “Ndjehem shumë mirë dhe komod, tifozët dhe njerëzit te Espanyol më duan shumë dhe ma tregojnë çdo ndeshje. Tani jam shumë i kënaqur dhe mendjen e kam vetëm te Espanyol”, u shpreh Bare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...