Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Nga grupi deri në ngritjen e trofeut, superkompjuteri bën parashikimin për Shqipërinë

Shqipëria po përgatitet për eksperiencën e dytë në finalet e një Europiani. Kuqezinjtë ndodhen në grupin e “ferrit” së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Skuadra e Sylvinhos do tentojë që të bëjë surprizën e madhe, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë. “Opta” ka analizuar mundësitë e 24 skuadrave që marrin pjesë në Euro2024, duke nxjerrë falë superkompjuterit edhe mundësitë e secilit ekip.

Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Euro2024 janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit sa i takon shanseve për sukses. Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale.

Lexo edhe:

Sa i takon mundësive në grup, Shqipëria ka përqindje më të lartë për të dalë e katërta sipas “Opta”, teksa simulimi kompjuterik i jep 56,4%, vendi i tretë llogaritet, 25,7%, vendi i dytë 12,3% dhe ai i pari në grup vetë, 5,6%. Shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%, ndërsa përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale.

Llogaritë nga “Opta” janë realizuar përmes një programi të sofistikuar të dhënash, që ka simuluar 10 mijë herë gjithë turneun dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...