Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nga i “persekutuar” në më të vlerësuarin, Hysaj në 11-shen më të mirë të “France Football”

“France Football”, revista e famshme franceze që është edhe krijuesja e Topit të Artë ndryshon mendim për Elseid Hysaj. Nëse në humbjen 4-1 ndaj Francës u cilësua si një nga lojtarët më të dobët në fushë duke u vlerësuar me notën 3, pas paraqitjes mbrësëlënëse ndaj Islandës ku mbajti shiritin e kapitenit në krah dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares, shkodrani është përfshirë nga “France Football” në formacionin më të mirë të javës, pas raundit të 6-të të eliminatoreve të Europianit. Revista franceze e ka vendosur Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtes në skemën 4-1-4-1, duke bërë një përshkrim të shkurtër për paraqitjen e mbrojtësit të Napolit ndaj Islandës. “Në krahun e djathë, ne do të vendosim Elseid Hysajn, për aksionin e golit të tij të bukur ndaj Islandës dhe në përgjithësi për veprimet e tij në të dy fazat e lojës”, shkruan “France Football”. Në 11-shen më të mirë të raundit të 6-të të ndeshjeve në grupe ka shumë emra të njohur ku spikasin Halstenberg i Gjermanisë, Barrela i Italisë, Sancho i Anglisë autor i dy golave në ndeshjen ndaj Kosovës, Mkhitaryan i Armenisë, Kevin De Bruyne i Belgjikës dhe Cristiano Ronaldo i cili ndaj Lituanisë ishte thjeshtë fantastik.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...