Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nga Ibra te Gotze e Lamela, ja cilët janë të përjashturit “big” nga Botërori

Në një shikim të parë përbëjnë një listë elitare me lojtarë të katëgorisë A. Por në rastin tonë bëhet fjalë për të parjashtuarit nga Botërori. Nisim me Zlatan Ibrahimovic që zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Rusi 2018. Këtë e konfirmon lista e 23 lojtarëve të grumbulluar nga përfaqësuesja suedeze, ku emri i sulmuesit të  Los Angeles Galaxy nuk lexohet. Me pak fjalë fiton trajneri Janne Andersson, që pak muaj më parë kishte deklaruar se Ibra ishte jashtë Kupës së Botës duke qënë se ishte tërhequr me dëshirën e tij nga kombëtarja pas zhgënjimit të Euro 2016. Një pozicionim ky që kishte edhe pëlqimin e Federatës Suedeze të Futbollit dhe të tifozëve të shumtë të kësaj Përfaqësueseje. Me siguri që Ibra do të ketë mbetur i zhgënjyer, aq më tepër pas deklaratës së fundit se dëshironte të rivishte fanellën e Suedisë duke artikuluar si gjithnjë një batutë që u bë virale. E çfarë Botërori do të ishte pa mua?!

Por Ibrahimovic nuk është i vetmi që do të qëndrojë në shtëpi, pasi ndonëse më pak të bujshme nuk mungojnë edhe përjashtimet e tjera si në rastin e përfaqësueses angleze të futbollit që sipas shtypit britanik ka lënë jashtë skenës më prestigjioze të futbollit Jack Wilshere, Ryan Bertrand dhe mbi të gjithë Joe Hart. Lista vijon me emra nga përfaqësueset e Gjermanisë dhe Argjentinës ku ka shumë shkurtime. Me rinovimin e freskët në krye të Gjermanisë Joakim Loew ka zgjedhur të lërë jashtë Mario Gotzen e Borussia Dortmund, njeriun që i dha gjermanëve fitoren ndaj Argjentinës në 2014, sikundër dhe Emre Can.Grumbullim surpizë për portierin Manuel Neuer, trajneri i Brazilit Tite la jashtë mbrojtësin e majtë të Juventusit Alex Sandro ndërkohë që Sampaoli zgjodhi të eliminonte Erik Lamelën, ndërsa edhe pse janë përfshirë në listën paraprake prej 35 emrash mund të mbeten jashtë Kupës së Botës Paulo Dybala e Mauro Icardi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...