Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nga Icardi te De Bruyne, Reali gati revolucionin në sulm

 

“Shkëdijën” e dha në një emision sportiv ish-futbollisti i Milanit, Daniele Massaro, sipas të cilit Mauro Icardi sezonin e ardhshëm do të luajë te Reali i Madridit, ndërkohë që nga Spanja e përforcojnë më shumë këtë ide. Largimi i mundshëm i Gareth Bale, por edhe efikasiteti i ulët i Karim Benzema “ushqejnë” zërat për ndryshime thelbësore në formacionin e “Los Blancos”. Sulmuesi argjentinas i Interit mësohet se është objektivi kryesor i presidentit Florentino Perez, por jo vetëm. Edhe lojtari belg i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka hyrë në listën e dëshirave të Realit të Madridit. Sipas mediave të ndryshme angleze, klubi madrilen është gati të bëjë një investim të madh për 26-vjeçarin në verë të 2018-tës. Mesfushori mban veshur fanellën e “Cityzens” që prej vitit 2015 dhe në 73 ndeshje ka realizuar 16 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...