Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nga Icardi te Karamoh, Rafinha dhe Championsi, rrëfehet Spalletti

Luciano Spalletti është rikthyer të flasë për situatën që po kalon Interi i tij, që në 10 takimet e fundit ka marrë vetëm 9 pikë, pavarësisht një nisjeje spektakolare që i bëri sezonit.

Tekniku i zikaltërve ka vënë theksin te faktorët psikologjikë, si shkak i kësaj situate, por ka shprehur besimin se do t’ia dalin të sigurojnë zonën Champions.

“Për pjesën e parë të sezonit, meritoj notën 9, ndërsa për 10 takimet e fundit, notën 4. Është e vështirë të shpjegosh këtë rënie, por faktori psikologjik është nga më të rëndësishmit. Nëse bëjmë paralelizma me vitin e shkuar, lojtarët dekurajohen, pasi kuptojnë se nuk kanë mundur të ndryshojnë asgjë dhe presin vetëm të mbarojë sezoni. Përkundrazi, në këto momente ne na duhet më shumë besim dhe ide të qarta për arritjen e objektivit”, u shpreh Spalletti.

Arritja e kualifikimit në Champions ka qenë objektivi i Interit që në fillim të sezonit dhe pavarësisht situatës aspak komode, zikaltrit janë aty, në garë për t’u renditur mes 4 të parave.

“Nëse arrijmë zonën Champions, meritojmë notën 10. Nëse nuk do t’ia dalim, atëherë duhet parë mënyra se si do e mbyllim sezonin dhe kush doli para nesh, për të bërë vlerësimet”, shprehet trajneri i Interit.

Kapiteni zikaltër, Mauro Icardi ka oferta nga disa prej top klubeve europiane, si Reali i Madridit, PSG-ja, Manchester United etj. Gjithsesi, Spalletti garanton se Icardi do të vijojë të mbajë veshur bluzën e Interit edhe për shumë kohë.

“Icardi nuk do të largohet në verë, sepse bluza e Interit i shkon më shumë se të tjerat. Ai është kapiteni ynë dhe duke e njohur mirë, mund t’ju them se nuk është nga ata lojtarë që largohet pa lënë gjurmë. Ai dëshiron të lërë shenjën e tij te kjo skuadër, para se të ndërrojë ambient”, thotë Spalletti.

Në janar ka ardhur Rafinha, një futbollist me cilësi teknike mjaft të larta dhe dëshirë për të bërë mirë. Gjithashtu, në 2 takimet e fundit është parë edhe një shpërthim i francezit Karamoh, që ka treguar se është i denjë për një fanellë titullari dhe i aftë të vendosë i vetëm një ndeshje.

“Rafinha u thërret të gjithëve ‘vëlla’ dhe kjo është një shenjë mjaft e mirë, për të parë dëshirën që ka për t’u integruar. Ka aftësi teknike shumë të mira dhe një lojtar i tillë na ka munguar, Thjesht po tregohemi të duruar me të, që të mos rrezikojmë një tjetër dëmtim. Për Karamoh, të gjitha cilësitë ia njihnim që para se ta blinim, ndaj vendosëm ta sjellim në Milano. Është shumë I shpejtë dhe shumë teknik, por është i ri dhe ka ende shumë gjëra për të përmirësuar. Gjithsesi, entuziazmi i tij dhe teknika e Rafinhës, do të na ndihmojnë shumë në këtë sprint final të sezonit”, deklaroi Spalletti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...