Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga katër ndeshje deri dy vjet pezullim, Disiplina “sakaton” Tiranën për ngjarjet e Rrogozhinës

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit “sakaton” Tiranën për dhunën që u ushtrua ndaj zyrtarëve të ndeshjes me Bylisin, të zhvilluar në Rrogozhinë. Nga disa ndeshje pezullim deri në dy vjet jashtë aktivitetit për disa lojtarë të Tiranës, tre muaj (përkohësisht) pa tifozë e sigurisht gjoba të majme.

Gjashtë lojtarë dhe dhe tre pjesëtarë të stafit janë pezulluar nga 4 ndeshje deri në 2 vite pezullim. Visar Bekaj, Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Besir Iseni, Florent Hasani, Arzen Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati janë ndëshkuar nga Disiplina si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në fundin e ndeshjes me Bylisin.

Në përfundim të ndeshjes që u mbyll në barazim 2-2, krahas protestave të lojtarëve, shumë tifozë dhe persona të paidentifikuar u futën në fushë, duke dhuruar gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes. Në njoftimin e FSHF-së veçohet se Tirana do të zhvillojë ndeshje pa tifozë në harkun kohor të 90 ditëve, si masë paraprake.

Besir Iseni është lojtari që ka marrë masën më të lartë të ndëshkimit, duke u pezulluar për 24 muaj, ose e thënë ndryshe për 2 vite. Me dorë të hekurt është ndëshkuar dhe portieri Visar Bekaj, të cilit i ndalohet aktiviteti për 12 muaj (1 vit).

Me nga 6 ndeshje pezullim janë dënuar Albano Aleksi, Aldi Gjumsi dhe Bruno Lulaj, ndërkohë që për 4 ndeshje nuk do të jetë i gatshëm Florent Hasani. Me nga 8 ndeshje janë pezulluar dhe Vocaj, Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati, pjesëtarë të stafit mjekësor.

Pritet përfundimi i hetimeve për të mësuar se cilat do të jenë masa për klubin bardheblu, që në ndeshjen e fundit të kampionati dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë duhet të bëjë pa gjysmën e skuadrës.

Lexo edhe:

 Vendimet e Disiplinës dhe Etikës:

  • Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.
  • Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.
  • Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  • KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  • Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...