Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Nga “këmba e Zotit” te “Messia”, mediat më prestigjioze i bëjnë jehonë triumfit të Argjentinës dhe numrit 10

Një finale e jashtëzakonshme, me triumfin e një lojtari të jashtëzakonshëm. Finalja e Botërorit pushton faqet e para të gazetave më të rëndësishme anembanë globit, me tituj e diçitura interesante që ja vlejnë të shihen.

Diario Ole në Argjentinë nxjerr në kopertinë Messin me Kupën duke përdorur lojën e fjalëve Lios es argentino, si për të thënë Dios es argentino, Zoti është argjentinas.

L’Equipe në Francë pas disfatës në finalen e Botërorit zgjedh titullin “kokën lart”, me një foto të Mbappe të dëshpëruar pranë Kupës së Botës.

Nuk ka dyshime katalanasja Mundo Deportivo. “Më i miri i historisë”, është ai natyrisht Leo Messi.

Foton e Sheshit të Republikës plot me njerëz, “Një shpërthim i çmendur gëzimi”, dhe pastaj foton e Leos nën shkrimin Faleminderit Messi. Në këtë mënyrë në Argjentinë Clarin feston fitoren e Kupës së Botës.

Edhe New York Times i dedikon pjesën e sipërme të faqes së parë triumfit argjentinas me titullin “Magjia e Messit i jep fund ankthit për Argjentinën”.

I mrekullueshëm, magjik, Messi: Kështu Daily Telegraph i bën homazh titullit botëror të Argjentinës. Protagonisi në kopertinë është gjithmonë ai, Messi.

“Diego më dhuroi këtë Kupë, doja ta mbyllja karrierën kështu, nuk mund të dëshiroj më tepër”, fjalët e Messit dhe festa argjentinase në faqen e parë të spanjolles As.

“Në legjendë”. Francezët e Le Figaro flasin për një Messi “perandorak”, dhe triumfin e Argjentinës në përfundim të një finaleje të jashtëzakonshme.

Edhe The Times feston në faqen e parë Argjentinën, foto gjigande e Messit me trofeun dhe titullin “Epopeja e Kupës së Botës mbyllet me mrekullinë Messi”.

Gjermanët ngrenë tonet: Messi bëhet Messia në faqen e parë të Bild, por që nuk harron të nënvisojë mungesën e stilit me veshjen e sheikut.

Në Gulf News, e përditëshme e Dubait, foto gjigande e Argjentinës dhe ëndrra e Messit që bëhet realitet.

Tabloidi anglez “The Sun”, citon Maradonën, “Në dorën e Zotit”. Në fund Messi fiton Kupën e Shenjtë.

Foto e ndarë më dysh për francezen “Liberation”, që i bën homazh Leo Messit por edhe Kylian Mbappe me titullin “Legjendarë”.

Në kopertinën e El Pais, imazhi i festës argjentinase dhe homazhi i një finaleje të paharrueshme.

Portugezët e A Bola, përkrah imazhit të Messit vënë atë të Maradonës për të titulluar, “Messi i pavdekshëm si Maradona”.

Anglezët e ‘The Indipendent” hedhin foton gjigande të Messsit që puth Kupën. Momenti i Messit! Lojtari, finalja, çmimi më i madh.

Për madrilenen Marca triumfi argjentinas dhe Messi Albicelestial. Argjentina fiton yllin e tretë në finalen më të bukur të historisë.

Nuk bën lojëra fjalësh Sport, e përditëshme spanjolle e Barcelonës. “Zoti ekziston”, dhe faqja e parë ka fytyrën e Leo Messit dhe Kupën e Botës.

 

Për të ardhur më në fund në Itali, aty ku prestigjiozja Gazzetta Dello Sport, që nisur nga etiketimi i Maradonës Dora e Zotit për Messin zgjedh diciturën, “Këmba e Zotit”.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....