Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga këngëtari i njohur te ftesat për ish-trajnerët, detaje nga dita festive në Kukës

Sot është një ditë feste në qytetin e Kukësit. Stadiumi “Kukës Arena” është gati të hapë dyert, me ekipin verilindor që do të rikthehet pas 3 vitesh në “fortesën” e tyre, tashmë të rikonstruktuar dhe gati për të pritur sfidën me Laçin.

Dueli ndaj bardhezinjve do të fillojë në orën 20:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Përpara ndeshjes do të ketë një koncert festiv, ndërkohë që shkallët e stadiumit të ri do të jenë të tejmbushura.

Supersport mëson se ka nisur shpërndarja e biletave, me kosto zero. Hyrja do të bëhet me bileta, që klubi i Kukësit ka vendosur t’ua dhurojë falas tifozëve.

Gold AG do të jetë i ftuari special. Këngëtari nga Lugina e Preshevës do të ndezë atmosferën me disa nga këngët e tij më të njohura. Në inaugurimin e stadiumit do të marrin pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Drejtuesit e Kukësit nuk e kanë harruar të kaluarën dhe ata që kanë dhënë kontribut për skuadrën, duke vendosur të ftojnë të gjithë ish-trajnerët si Armando Cungu, Ernest Gjoka, Peter Pacult etj.

Ftesë edhe për shumë ish-futbollistë që kanë veshur fanellën e Kukësit, teksa nuk do të mungojnë në inaugurimin e “Kukës Arena” as personalitete të ndryshme të qytetit verilindor.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...