Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Kombëtarja, tek emocionet e Superiores, ja sfidat e së enjtes

Me emocionet e Kombëtares ende të freskëta, Kategoria Superiore rikthehet për të marrë skenën në fundjavë. Futbolli nuk pushon e bashkë me të edhe spektakli në Supersport, me javën e pestë që luhet e gjitha këtë të enjte, duke ofruar përballje intriguese. Pauza duhet t’i ketë shërbyer pikë së pari Partizanit. Erdhi si një bekim mbi të gjithë për Mark Julianon, në pozitë vërtet të sikletshme pas barazimit me Lushnjën në kryeqytet. Kampionati rinis përballë një skuadre të fortë, Teutës, që në Niko Dovana padyshim do të kërkojë një rezultat për klasifikimin dhe moralin pas asaj disfate me Flamurtarin dhe barazimit në Kamëz, por të kuqtë nuk kanë alibi, këmbanat e alarmit kanë rënë prej kohësh, duhen gjetur goli dhe pikët para se të jetë shumë vonë. Ishte një pauzë që erdhi në momentin e duhur edhe për Kukësin, pak ditë disi më larg vëmendjes për të “tretur” disfatën në shtëpi me Skënderbeun. Duke nisur nga transferta e kësaj mesjave me Lushnjën fillon dhe ultimatimi prej 9 pikësh në 3 ndeshjet e radhës nga presidenca. Pavarësisht mungesave dhe problemeve me dëmtimet, Milinkovic është i paralajmëruar. Diskutim tjetër ai i Skënderbeut. ndryshe nga rivalët për titullin, skuadra korcare ka një mision të kundërt, të ruajë ritmin e shkëlqyer që kishte gjetur para pauzës, duke mundur në radhë Partizanin e pastaj Kukësin. Sfida e radhës është me Lacin, një skuadër e aftë të surprizojë këdo, ndërkohë që një sfidë tjetër për skuadrën e Ilir Dajës është dhe ajo për të bërë të madhen jo vetëm me rivalët e drejtëpëtdrejtë, por dhe me të ashtuquajturat “të vogla”. Në “Loro Borici” pas Italisë plot histori shkon Flamurtari. Historia në fakt nuk është një aleat i vlonjatëve që nuk fitojnë prej 4 vitesh në Shkodër, ndërkohë që vitin e kaluar Vllaznia fitoi 3 nga 4 përballjet e drejtëpërdrejta. Gjithsesi, ky është një sezon i ri dhe skuadra e Cungut vjen në këtë sfidë pa dyshim nën presionin e tifozërisë vendase, pasi nuk e njeh fitoren në 3 ndeshjet e fundit, ku ka sigluar dy humbje dhe një barazim. Në Gjirokastër ndërkohë shkon për vizitë Kamza, skuadra e Ndreut gjen një Luftëtar ndoshta më pak estetik se ai i sezonit të kaluar, por më solid në mbrojtje dhe që në shtëpi do të kërkojë me siguri maksimumin, edhe kjo një sfidë e tëra për t’u zbuluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...