Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nga Kukësi tek Shpresa, Dragoshi: Superiorja ka talente

Redon Dragoshi, futbollisti tjetër i Kombëtares U-21, i cili luan me ekipin e Kukësit në vendin tonë u shpreh mjaft i lumtur që është grumbulluar nga trajneri Bushi dhe theksoi se ekipi ka shumë cilësi si dhe tha se në kampionatin shqiptar ka shumë talente.

Grumbullimi me Kombëtaren: “Si fillim, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Është ndjesi e veçantë për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sepse është tjetër gjë nga klubi. Ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë nga Shqipëria që po rriten shumë. Dhe shpresoj që t’u marrim të gjithëve maksimumin.

Futbollistët e kampionatit shqiptar: “Mendoj që jemi një shembull i mirë, sepse kemi ngjitur çdo shkallë me ngadalë. Kjo do të thotë që edhe Superliga ka shumë talente, ka shumë nivel si kampionat. Dhe besoj se është gjë e mirë për çdo futbollist që mund të luajë në Superligë si i ri, që të arrijë Kombëtaren.

Kualifikueset: “Mendoj që përveç Anglisë, të gjitha ekipet e tjera, janë pak a shumë të të njëjtit nivel, me diferenca të vogla. Mendoj se do bëjmë mirë, pasi siç e thashë, ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë cilësorë dhe shumica po aktivizohen edhe në klubet e tyre, që është shumë e rëndësishme për një lojtar Kombëtareje. Mendoj se do ia arrijmë objektivat.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...