I mjaftoi një prekje për të shtyrë topin drejt rrjetës dhe për t’i dhënë fitoren Kukësit ndaj Skënderbeut. Vasil Shkurtaj tregoi se pavarësisht formës jo të përshtatshme fizike, nuk e ka humbur instiktin e golit.
“Gëzohem që i thashë fitoren ekipit, me jep optimizëm për të ardhmen. E kam ndjekur kampionatin shqiptar. Kukësi ka ekip dhe trajner shumë të mirë, jam i gëzuar që jam pjesë e kësaj skuadre. Dua të jap më të mirën time. Në mëngjes kam qenë në shtëpi, duke luajtur “play station”, më morën në telefon dhe më thanë se kartoni është gati, me donte trajneri. Fizikisht nuk jam 100%, por me stërvitje besoj se do të vij në formë.
Shoh një klimë shumë të mirë, e cila do të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Nuk më ka shkuar mirë në Kinë, kam luajtur shumë pak për arsye dëmtimesh. Kukësi do të më ndihmojë të kap formën.”
