Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Nga Mane te Ribery, Koulibaly, Pjanic dhe Adebayor/ Të gjithë të zbuluar nga klubi francez

Ka klube që nuk kanë potencialin për të fituar trofe apo për të luajtur në kompeticionet europiane, por kanë aftësinë për të zbuluar talente, për t’i rritur dhe për t’i shitur më pas.

Njëri prej tyre është Metz, skuadra franceze që prej vitesh shfaq oshilacione të shumta, duke u ngjitur e duke rënë nga Ligue 1 në mënyrë sistematike.

Po kush janë talentet që janë zbuluar nga klubi 90-vjeçar? E nisim nga Sadio Mane, blerja e fundit e Bayern Munchen. Senegalezi u zbulua në vitin 2011, kur u mor nga Generation Foot. Një vit më vonë u shit për 4 milionë euro te Salzburg.

Një tjetër emër është Franck Ribery. Francezi kishte luajtur me skuadra të vogle deri në vitin 2004 kur kaloi te Metz, që një vit më vonë e shiti për 5 milionë euro te Galatasaray.

Rasti tjetër është Kalidou Koulibaly. Një nga mbrojtësit më të fortë në kontinent, ra në sy te Metz në sezonet 2010-2012, ndërsa më pas u shit te Genk (1.3 milionë euro).

Me Metz ka luajtur edhe boshnjaku Miralem Pjanic. Një sezon fantastik (2007/2008) dhe pastaj shitja te Lyon për 7.5 milionë euro.

Lojtarë të tjerë janë Louis Zaha, i cili fitoi Champions League me Manchester United apo emra si Emmanuel Adebayor dhe Rigobert Song.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....