Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga mbijetesa drejt ëndrrës europiane, Luftëtari avancon me estetikë

Dy fitore radhazi ndaj Flamurtarit dhe Kamzës, plot  11 ndeshjes pa pësuar disfatë në kampionat, aty ku Luftëtari nuk di se çdo të thotë humbje prej tre muajsh, që nga fundi i nëntorit të kaluar. Një seri e jashtëzakonshme, historike për klubin gjirokastrit, falë së cilës skuadra e Hasan Likës, nga makthi i luftës për mbijetesë tani ka të gjitha letrat në rregull për të synuar Europën.

Vendi i 3-të është vetëm dy pikë larg, me Luftëtarin dhe tifozët e tij që kanë të gjithë të drejtën të ëndërrojnë. Skuadra mbetet një ndër më të bukurat për t’u parë në gjithë panoramën e Superiores. Luftëtari nuk ka ndryshuar stil, ruan të njëjtën estetikë loje me të cilën surprizoi sezonin e kaluar me Mladen Milinkovic.

Hasan Lika me inteligjencë ka ditur të konservojë më të mirën e skuadrës falë kualiteteve që ka në sulm, ndërkohë që vlen të përmendet se ecuria pozitive është ruajtur për një pjesë të mirë edhe pa golat e “asave” si Bregu apo Abazaj. Të dy kanë kohën për ta korrigjuar shënjestrën. Përpara janë edhe 13 ndeshje, ku Luftëtari mund të synojë Europën. Si për Bregun dhe Abazajn, të destinuar për t’u larguar në verë, lamtumira duke i dhuruar skuadrës kompeticionin europian do të ishte fundi ideal i një aventurë të mrekullueshme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...