Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Nga mbrojtja në sulm, “Analizë Kuq e Zi” publikon statistikat e legjionarëve

Me sezonin që ka mbërritur në fund, emisioni “Analizë Kuq e Zi” publikoi statistikat e legjonarëve, të cilë gjithashtu janë pjesë e listës së trajnerit të kombëtares Sylvinho për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në muajin qershor ndaj Moldavisë (më datë 17) dhe Ishujve Faroe (më datë 20). Nëse shohim statistikat, lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në repartin difensiv nga të gjithë është Elseid Hysaj. Mbrojtësi që aktivizohet në Serie A me Lazion ka zbritur në fushë në 42 ndeshje të bardhekaltërve ndërsa pas tij vjen Ivan Balliu me Rayo Vallecanon në Spanjë. Ndërkohë, sa i takon asisteve dallohet Andi Hadroj i Partizanit me pesë të tillë, ndërkohë që anësori i Demave është pjesë edhe e kombëtares.

 

 

Sa i takon mesfushorëve, ai që ka grumbulluar më shumë minuta është Ylber Ramadani që aktivizohet me Aberdeen në Skoci. Ish-lojtari i Partizanit në 44 ndeshje, koleksionon 3989 minuta ndërsa ka shënuar edhe një gol pa lënë mënjanë edhe tre asiste. Një tjetër legjionar me shumë minuta në reaprtin e mesfushës është edhe Amir Abrashi, i cili me skuadrën e Grasshopers në Zvicër numëron 1858 minuta të luajtura.

 

 

Ndërkohë, në sulm siç edhe dihet Myrto Uzuni është ai që ka shënuar më shumë gola. Plot 23 të tillë nga beratasi që u shpall golashënuesi më i mirë në LaLiga 2 duke ndihmuar Granadën të ngjitet në elitë. Sakaq, statistikat tregojnë se mjaft mirë kanë bërë edhe Sokol Cikalleshi me Al-Khaleej në Arabinë Saudite e Anis Mehmeti me Bristol në Championship teksa kanë shënuar respektivisht 11 dhe 10 gola.

 

Ndërkaq, për portierët ka qenë një sezon negative ku përjashtim bën vetëm Elhan Kastrati që aktivizohet me Cittadellën në Serie B. Ky i fundit është aktivizuar në 37 ndeshje ndërsa Thomas Strakosha numëron vetëm dy gola në këtë sezon me Brentford. Sakaq, zero prezenca për Etrit Berishën dhe Simon Simonin që u transferua te Eintracht Frankfurt.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...