Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë

Rinovimet janë kthyer në çështjen më të rëndësishme të momentit në shumë klube dhe kjo verë pritet të jetë shumë e “nxehtë”.

Disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit janë në muajt e fundit të kontratave me klubet e tyre dhe ende nuk janë dakordësuar termat për zgjatjet e bashkëpunimeve.

Pushimi për ndeshjet e ekipeve kombëtare është gjithashtu një mundësi,për të bërë një bilanc të kontratave që skadojnë në fund të sezonit.

Nga Messi te Skriniar, duke kaluar nëpër protagonistë të kampionateve kryesore, këta janë emrat e mëdhenj të cilëve iu përfundojnë kontratat në fund të këtij sezoni.

Lexo edhe:

  1. Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
  2. Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
  3. Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
  4. Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem

Kontrata e Lionel Messit me Paris Saint-Germain skadon në qershor të 2023-shit.

Karim Benzema dhe Luca Modric e mbyllin me Real Madrid po në qershor dhe ende nuk dihet nëse do të ketë një rinovim mes palëve.

Te Milan janë në përfundim të kontratave të tyre Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic. Di Maria është në pikëpyetje për të rinovuar me Juventus. Në të njëjtat kushte deri diku është edhe Skriniar me Inter

Gjithsesi gjithçka pritet të vendoset në verë, ku do të shohim nëse këta yje do të vijojnë qëndrimet në skuadrat respektive apo do të gjejnë destinacione të reja.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...