Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Nga moshat e Norvegjisë te Shqipëria, Kamer Qaka zëvendëson Abrashin

Kamer Qaka është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares Shqiptare. 22 vjeç, i lindur në Kosovë nga ku emigroi me familjen drejt Norvegjisë kur ishte ende në moshë të mitur.

Mesfushori aktualisht luan në Ligën 1 rumune, elita e futbollit në shtetin ballkanas me Politehnica Iași, ku është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, me 15 ndeshje të luajtura deri në këtë pjesë të sezonit, ku në 14 raste ka qenë titullar.

Kamer Qaka u grumbullua në Përfaqësuesen Kuqezi nga trajneri Panucci, për të zëvendësuar Amir Abrashin, i cili ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për miqësoren e 13 nëntorit me Turqinë.

E ndërsa Abrashi do të vijojë fazën e rehabilitimit te klubi i tij, Freiburg, Qaka do t’i bashkohet Kombëtares në Antalia, me ekipin që ka nisur grumbullimin pasditen e kësaj të hëne.

Mesfushori 22-vjeçar e ka nisur karrierën në Norvegji te Valerenga, ndërsa edicionin e kaluar luajti në elitën e futbollit të vendit skandinav me ngjyrat e Kristiansund.

Kamer Qaka ka luajtur edhe me përfaqësueset e 17 dhe 19-vjeçarëve të Norvegjisë, por përfaqësimi i ngjyrave kuqezi duket zgjedhja më natyrale.

Lojtari i talentuar i shtohet prurjeve të reja në epokën Panucci, pas mesfushorëve Astrit Ajdareviç, Ylber Ramadani dhe Sabien Lilaj. Ai do të stërvitet për një javë me skuadrën në Antalia, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të debutojë për disa minuta në miqësoren me Turqinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...