Featured

Nga “MSN” te “MNM”, Messi: Jemi një treshe e mrekullueshme

Nga ‘MSN’ te “MNM”…

Lionel Messi është i grumbulluar me Argjentinën, por nuk i ka shpëtuar pyetjeve për aventurën e tij në Paris, por edhe të kaluarën e tij te Barcelona.

Jo vetëm kaq, argjentinasi është ndalur të flasë edhe për marrëdhëniet me Neymar, me të cilin ka luajtur edhe te Barça, por edhe Mbappe-n, ndërsa Messi tregon se te PSG, ai është pjesë e një ‘trinomi’ ëndrrash.

“Neymar dhe unë e njohim njëri-tjetrin në perfeksion dhe u argëtuam shumë edhe në Barcelonë. Të jem realist, do doja të luaja dhe të shijoja më shumë në Spanjë, por jeta e tillë është dhe na bëri që të takoheshim përsëri, këtu në Paris. Kylian? Ai është një lojtar ndryshe. Mbappe është një “bishë”, shumë i fortë dhe shumë i shpejtë, jashtëzakonisht i shpejtë. Ai është një lojtar i kompletuar dhe e ka dëshmuar prej vitesh dhe sigurisht që është një nga më të mirët. Besoj se kemi formuar një treshe ëndrrash” – tha Messi.

Lionel Messi në këtë sezon të ri, që është i dyti në Ligue 1, po bën shumë mirë, duke rigjetur formën e tij më të mirë.
35-vjeçari, deri më tani numëron 6 gola dhe 8 asist me kampionët e Francës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency