Merr fund aventura e Kim Min-jae te Napoli dhe në Serie A. Qendërmbrojtësi nga Koreja e Jugut, fitoi titullin kampion me Napolin në sezonin e tij të parë në futbollin italian.
Pas gjurmëve të tij është vënë prej ditësh Bayern Munchen, që ka zgjedhur të investojë te shërbimet e 26-vjeçarit. Si pasardhësi i Lucas Hernandez (PSG).
Kampionët e Gjermanisë kanë vendosur të paguajnë klauzolën (50 mln euro), me Kim që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bavarezët.
Lexo edhe:
- “Lajmëroni shokët”/ Pas Dokës, Tirana prezanton rikthimin e shumëpritur në kryeqytet
- I aftë me këmbë, reflekse dhe “mjeshtër” për penalltitë, Milan i vendos çmimin Maignan
- Conference League, dy skuadra dardane në ekranin e SuperSport
- Realizoi 9 gola sezonin e fundit, Augsburg blen Mërgim Berishën nga Fenerbahce
Me pagën sezonale që i trefishohet nga 2.5 në 7.5 milionë euro neto. Shtatlarti i prapavijës, përfundon të mërkurën shërbimin ushtarak në vendlindje (21 ditë).
Ditë kur edhe do të kryejë kontrollet mjekësore me rekordmenët e futbollit gjerman. Me Kim që do të formojë bashkë me De Ligt dyshen e qendrës së mbrojtjes tek ekipi i Tuchel.
