Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Nga ndarja me mbrojtësin e Barçës, te “sherri” me Jenifer Lopez, vit i mallkuar për Shakirën

Pa dyshim, 2022-shi nuk është viti i Shakirës. Nëse profesionalisht këngëtarja vazhdon të korrë sukses pas suksesi dhe po ruan të paprekur dashurinë e fansave të saj, problemet në aspektin personal po i kthehen në mallkim.

Këngëtarja kolumbiane rrëmbeu të gjithë vëmendjen kur njoftoi ndarjen nga Gerard Pique, me të cilin ishte e lidhur prej 12 vitesh.

Në këtë situatë, këngëtarja po vuan edhe gjendjen delikate shëndetësore të të atit. Në moshën 90-vjeçare, William Mebarak pati përkeqësim të shëndetit disa muaj më parë, që e detyroi të shkojë në spital. Shakira ka qenë shumë e shqetësuar për gjendjen e tij.

Dhe ditët e fundit, Prokuroria e Barcelonës kërkoi tetë vjet burg për artisten për mashtrim tatimor dhe mund të shkojë në gjyq pasi nuk arriti një marrëveshje.

Shakira ishte gjithashtu në mes të polemikave disa muaj më parë pas dokumentarit të Netflix “Halftime”, të Jennifer López, ku fliste për problemet që kishte me kolumbianen pasi u zgjodh në vitin 2020 për shfaqjen e SuperBowl.

Së pari, Jennifer López pranoi se nuk ishte shumë e lumtur që dy artiste latine të atij niveli duhej të ndanin skenën, kur normalisht mund ta bënte vetëm njëra prej tyre.

Tani Shakira po vuan për të gjetur marrëveshjen me ish-partnerin e saj, Pique, për vendin se ku do të jetojnë fëmijët e tyre. Ajo kërkon me ngulm ata të zhvendosen në Miami, kurse futbollisti i Barcelonës nuk pranon që ata të largohen nga kryeqendra e Katalunjës. Më një fjalë, ky vit nuk mund të shkonte më keq për këngëtaren e njohur.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...