Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Nga një spanjoll te një tjetër, Joan Mir shpallet kampion bote në Moto Gp!

Joan Mir fiton titullin e tij të parë në karrierë në Moto Gp. Vendi i 7-të në Çmimin e Madh të Komunitetit Valencian i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për të festuar fitimin e  titullit kampion në klasin mbretëror, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga dëmtimi i Marc Marquez që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni. Në garën e Valencias, Mir për të festuar matematikisht titullin u ndihmua edhe nga vendi i 4-t i shokut të tij të skuadrës Alex Rins dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo. Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i Moto Gp. Përsa i përket garës së Valencias, në cirkuitin e Tormos triumfoi një super Franco Morbidelli i ndjekur nga Miller dhe Pol Espargaro. Vetëm i 12-ti Valentino Rossi ndërkohë që disi më mirë Andrea Dovizioso që u rendit i 8-ti.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...