Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nga “off-side automatik”, te kërkesa për monitorë në ekipe! Çfarë pritet të ndryshojë me arbitrimin

Ndërsa u mbyll një sezon plot me diskutime në lidhje me vendimet e arbitrave dhe VAR-in, tashmë po mendohet për t’u marrë një tjetër hap për të minimizuar sadopak gabimet.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, duke filluar nga viti tjetër disa risi mund të përfshihen në VAR, duke përfshirë praninë e specialistëve përpara monitorit dhe offside-in automatik.

Aktualisht, gjyqtarët e fushës veprojnë me rotacion në dhomën e VAR, ndërsa parashikohet që së shpejti aty të rrijë gjatë gjithë kohës një specialist, në mënyrë që të mos ndikohet nga arbitri në fushë.

Një tjetër revolucion në horizont, është ai i pozicionit jashtë loje automatik, që FIFA do të dëshironte të ishte plotësisht funksional për Kupën e Botës në Katar. Një softuer do të jetë në gjendje të zbulojë në kohë reale pozicionimin e lojtarëve në fushë, duke përdorur sensorë dhe duke shpejtuar kohën për konfirmimin ose jo të një goli.

Të gjitha këto momente do të jepen në ekranet e stadiumeve, në mënyrë që të shihen edhe nga tifozët e pranishëm.

Nga ana tjetër po diskutohet edhe mundësia që ekipet të kërkojnë të përdorin monitorin një ose më shumë herë në lojë, por IFAB (organi që merret me rregulloret e futbollit) vazhdon të jetë kundër këtij ndryshimi, i cili do të ishte një revolucion i vërtetë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...