Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Parajsa në Ferr, Teuta duhet të mbledhë menjëherë forcat

Pa tre titullarë, mungesa që peshuan. Tre gola të pësuar, që mund të evitoheshin. Moçka që mposhtet pas tre ndeshjesh radhazi ku nuk pësonte gol. Koeçidenca e lidhur në mënyrë të pashmangshme me numrin 3, ajo shifër që aq shumë i nevojitet Teutës në renditje për të evituar rënien nga kategoria.Në Vlorë ndodhën shumë episode, por në sy ra shpërfytyrimi i durrsakëve, që prej periudhës kur Gentian Begeja mori drejtimin e stolit nisën një ecuri të shkëlqyer pozitive. Deri në ato momente, vetëm një humbje në Kukës në 9 javë. Praktikisht një fazë perfekte e kampionatit, duke koleksionuar rezultate pozitive të denja për hapin e skuadrave që luftojnë për Europën.

Nga Parajsa në Ferr, rënia ndodhi në harkun e 90 minutave. Mungesat e Hërkaç dhe Gjeorgjevskit në mbrojtje ishin ato që peshuan më tepër, me skuadrën që pësoi gola të evitueshëm, ashtu siç e pohoi edhe trajneri pas ndeshjes.Por përveç handikapit në repartin difensiv, në Vlorë mungoi edhe ftohtësia për të ndryshuar sfidën. Nga 11-metërshi i dytë i shpërdoruar nga Anel Dediç , te superioriteti numerik i pashfrytëzuar në më tepër se 20 minuta lojë  dhe shansi i minutës së 80-të kur boshnjaku Dediç mund të kishte rihapur ndeshjen.

Me gjashtë finale të mbetura të sezonit, te Teuta nuk kanë kohë të qajnë atë që ndodhi. Begeja i kërkoi ekipit shpirt gare, por edhe të jenë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet ekipi. Shansi për të marrë veten vjen prej kësaj fundjave në duelin direkt me Kamzën. Një tjetër paraqitje si ajo me Flamurtarin, do të ishte e papranueshme në rrugën drejt objektivit për të qëndruar në elitë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...