Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Nga pasardhësi i Nunez në ylli e ri të Portugalisë, kush është 21-vjeçari që la CR7 në stol

Cristiano Ronaldo i nisi si titullar tri takimet e fazës së grupeve në Botërorin e Katarit, ndërsa në përballjen e raundit të 1/8-ve përballë Zvicrës, trajneri Fernando Santos preferoi një 21-vjeçar në vendin e sulmuesit të famshëm.

Gonçalo Ramos po luan për herë të parë në një Kupë Bote, ndërkohë që deri përpara fillimit të kompeticionit nuk kishte luajtur asnjë takim zyrtar me luzitanët. Sulmuesi i Benfikës realizoi tre gola ndaj Zvicrës, duke qenë protagonisti kryesor i suksesit 6-1.

 

Ramos është talenti i radhës që del nga Benfika, që në verë shiti Darwin Nunez te Liverpooli për 75 milionë euro (+25 si bonuse). Trajneri gjerman i “Shqiponjave të Lisbonës”, Roger Schmidt i besoi lojtarit nga Olhao dhe Benfika e Portugalia kanë fituar një fenomen të ri.

Në fillimet e karrierës luante si mesfushor i avancuar, por sot Ramos është kthyer në një qendërsulmues modern, që vrapon, driblon dhe shënon gola. Deri në këtë fazë të sezonit numëron 14 gola dhe 6 asiste me skuadrën kryeqytetase, duke zhvilluar paraqitje fantastike edhe në Champions League, turne ku Benfika e mbylli në vend të parë grupin me PSG-në dhe Juven.

 

Këto statistika ndikuan që Santos ta merrte me vete në Kupën e Botës. Ramos debutoi me gol në Kombëtare në miqësoren ndaj Nigerisë, u fut si zëvendësues ndaj Ganës dhe Uruguait për të mbërritur te tregolëshi ndaj Zvicrës.

21-vjeçari ndodhet në ëndërr dhe shpreson që të zgjasë sa më shumë ky moment fantastik. Tifozët e Cristiano Ronaldos janë trishtuar për faktin që kapiteni humbi postin e titullarit, por Ramos i dha të drejtë teknikut Santos, të cilit ia shpërbleu besimin me gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...